Vendimi për Ilir Metën në 12 mars, togat e zeza do shprehen për kalimin ose jo të dosjes për gjykim

Vendimi për Ilir Metën në 12 mars, togat e zeza do shprehen për kalimin ose jo të dosjes për gjykim

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca për ish-presidentin e vendit, Ilir Meta, Monika Kryemadhin dhe të pandehurit e tjerë, nëse dosja e tyre do të kalojë apo jo për gjykim. Të dy janë vënë nën akuzë për tre çështje korrupsioni; dosjen e njohur si CEZ-DIA. Sotir Kllapi, prokurori i çështjes, pretendon se Ilir Meta, kur ka shërbyer si ministër i Energjitikës, në vend që të monitoronte mbledhjen e borxhit të prapambetur të faturave të energjisë në dëm të kompanisë CEZ, në fakt përdori pushtetin që shlyerja të bëhej përmes shoqërisë DIA, e cila nuk i përmbushte kriteret e domosdoshme ligjore për të kryer një shërbim të tillë. Sipas SPAK, administratori i kësaj kompanie, Kastriot Ismaili, fitoi rreth 6.5 milionë euro. Ilir Meta akuzohet gjithashtu...