Vendimi për deputetët e PD/ Manja: “Etika” i zhvillon mbledhjet me dyer të mbyllura, u kërkua…

Vendimi për deputetët e PD/ Manja: “Etika” i zhvillon mbledhjet me dyer të mbyllura, u kërkua…

“Etika sipas rregullores së sekretariatit në mënyrë taksative i zhvillon mbledhjet me dyer të mbyllura. Unë jam drejtuesi dhe njoftimet i bëj unë. Kjo ishte mbledhja e dytë e sekretariatit. Në mbledhjen e parë, meqë ishte një numër i lartë, dhe masat ishin kërkuar të përshkallëzuar, vendosëm që sot të shikonim edhe njëherë pamjet e seancës. Sot u mblodhëm për të dhënë masat. Në përfundim sekretariati vendosi që vetëm 6 deputetë të përjashtohen për 30 ditë pune, kur të fillojë sesioni parlamentar. Deputetët që kanë kryer veprime të dhunshme, duke shkulur mikrofonat, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende drejt Kryetarit te Kuvendit u mor masa e përjashtimit, ndërsa për të gjithë deputetët e tjerë vendosi që këtë radhë të ketë vetëm tërheqje vëmendje. Sekretariati...