Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ministres Belinda Balluku. Berisha vlerësoi qëndrimin e gjykatësve kundër padisë së Ramës. Sipas tij edhe Gjykata Kushtetuese ka mëkate sepse i ka dhënë kohë Ballukut të fabrikojë dhe falsifikojë dokumentet. Megjithatë ai thekson se kërkesa e Ramës në Gjykatën Kushtetuese nuk kishte të bënte me Ballukun, por me atë vetë. “Pas nëntë orësh të ndryrë në një sallë gjykata kushtetuese nuk mori dot vendim për të pranuar kërkesën e Edi Ramës. Në këtë kuadër unë vlerësoj qëndrimin e atyre gjykatësve të cilët me guximin e tyre rrëzuan një kërkesë që ishte baraz me grusht shteti kundër shqiptarëve. Natyrisht gjykata ka mëkatin e madh sepse I...
Burimi:
javanews.al