No Image Available

Vendimi i Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e Bardhit dhe Balliut, reagon Gjekmarkaj: Një instrument politik për të goditur opozitën

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun. Në një deklaratë për mediat Gjekmarkaj u shpreh se vendimi tregon qartë se Komisioni i Etikës nuk është më një mekanizëm mbrojtës, por një instrument politik për të goditur opozitën. “Vendimi për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut tregon qartë se i ashtuquajturi Komision i Etikës nuk është më një mekanizëm për të mbrojtur etikën parlamentare, por një instrument politik për të goditur opozitën. Nje komision qe fyen etiken e çdo shqiptari me nënshtrimin dhe pranimin e diktatit politik nga ana e tij! Ky komision, i kryesuar nga...