Vendimi i PS për Balluku, Sali Berisha: Me datën 12, e gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore…

Vendimi i PS për Balluku, Sali Berisha: Me datën 12, e gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore…

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po sfidon hapur drejtësinë dhe Kushtetutën duke marrë në mbrojtje Belinda Ballukun, për të cilën, mazhoranca ka vendosur të mos lejojë arrestimin nga SPAK. Në konferencën me gazetarët ditën e djeshme, Berisha deklaroi se Rama hoqi çdo maskë dhe u tha shqiptarëve se Balluku është e paprekshme dhe se drejtësia nuk ekziston. Berisha e cilësoi këtë një sulm jo vetëm ndaj institucioneve të drejtësisë, por edhe ndaj qytetarëve shqiptarë dhe shtetit ligjor. Ai akuzoi Ramën për përfshirje në afera të mëdha korruptive, duke risjellë në vëmendje inceneratorin e Tiranës, koncesionet në shëndetësi dhe projektet infrastrukturore, të cilat janë realizuar me kosto shumë herë më të larta se në vendet e Bashkimit Europian. Lideri demokrat...