“Vendimi i Peleshit në kundërshtim me rregulloren”- Kuvendi shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun, BIRN

“Vendimi i Peleshit në kundërshtim me rregulloren”- Kuvendi shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun, BIRN

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka njoftuar shtyrjen pa afat të mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e planifikuar për të mërkurën, me justifikimin se vendimi i Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese për një masë tjetër ndaj saj të dhënë nga Gjykata e Posaçme. Pas 1 muaj e gjysmë zvarritje mazhoranca socialiste ka vendosur të kërkojë akoma më shumë kohë për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera” me vlerë qindra milionë euro. Në kundërshtim me rregulloren dhe praktikat e mëparshme parlamentare Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vendosur...