Vendimi i Kushtetueses për TikTok, Rama: Si kofini pas të vjelit. Ja çfarë përfituam nga bllokimi i platformës

Vendimi i Kushtetueses për TikTok, Rama: Si kofini pas të vjelit. Ja çfarë përfituam nga bllokimi i platformës

Në podcastin e sotëm, kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për TikTok, ku tha se erdhi ‘si kofini pas të vjelit’. Më tej kreu i qeverisë renditi disa përfitime që përdoruesit shqiptarë morën nga bllokimi i platformës për rreth 1 vit. “Këtë javë, Gjykata Kushtetuese mori dhe vendimin për çështjen e TikTok-ut, në ndërkohë që në fakt nuk kishte më çështje pasi si rezultat i bllokimit të TikTok-ut disa kohë më parë për arsyet që janë bërë publike dhe sipas kërkesës së 95% të prindërve dhe të mësuesve, ne hymë në një dialog konstruktiv me kompaninë dhe kompania mori përsipër dhe filloi implementimin e një sërë masash të reja në ofrimin e këtij shërbimi për audiencën shqiptare. Megjithatë Gjykata ka vazhduar në inercinë...