“Vendimi i GJK për Ballukun absurd”/ Ish-ministri socialist kritika Ramës për ndërhyrje në pushtetin gjyqësor
Ish-ministër në qeverisjen socialiste drejtuar nga Fatos Nano, juristi Elmaz Sherifi ishte i ftuar në “Oponencë” ku foli për qeverisjen aktuale nga PS, ndaj së cilës lëshoi kritika për ndërhyrje në pushtetin gjyqësor. Sherifi tha se “në Shqipëri kemi qeverisje mediatike dhe se nuk kemi pushtete të shtetit që të funksionojnë të ndara në mënyrë të pavarur, në bashkëpunim reciprok dhe të kenë vetëm një kontroll kushtetues, Gjykata Kushtetuese.Për çështjen e zv/kryeministres Belinda Ballukut, GJK mori vendim që të mos japë vendim dhe është në kushtet e absurdit. Pezullimi u quajt një ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv dhe GJK e la pezull pezullimin, kështu e gjykoj unë. Do të quhej një ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv nëse qeveria, qëkur bëri ndryshime në kodin penal, nuk e cenoi...
Burimi:
sot.com.al