‘Vendimi i GJK një budallallëk botëror’, Rama: Do ta mbroj Ballukun me deputetët në parlament

‘Vendimi i GJK një budallallëk botëror’, Rama: Do ta mbroj Ballukun me deputetët në parlament

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, teksa është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Sipas kryeministrit, Gjykata Kushtetuese nuk e gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë me këtë vendim të dhënë nga GJKKO. Ai tha se Shqipëria u bë për herë të dytë, në pak muaj, shembulli i parë i një budallallëku botëror. Sipas kreut të rilindjes që foli sërish në podkastin e tij propagandës, as Prokurori që ka kërkuar masën e pezullimit nga detyra, nuk e akuzon Ballukun për korrupsion. Por siç duket Rama nuk...