Vendimi i DASH për vizat, reagon Spiropali: Spekulimet e opozitës të pabaza, SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet e shqiptarëve

Vendimi i DASH për vizat, reagon Spiropali: Spekulimet e opozitës të pabaza, SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet e shqiptarëve

Elisa Spiropali, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas vendimit të SHBA për të pezulluar vizat e emigracionit për Shqipërinë. Në një videdomesazh në Facebook ministrja Spiropali ka sqaruar se lëvizjet dhe udhëtime e shqiptarëve nuk janë bllokuar dhe se është një ndryshim në politikën e imigracionit të SHBA-së. Fjala e plotë e Spiropalit: Kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme rrebeshin e spekulimeve politike mbi çështjen e vizave drejt SHBA. Ndërkohë që Shqipëria sot respektohet e çmohet kudo dhe është më aktive se kurrë, disa të udhëhumbur në Tiranë kanë vënë kujën se SHBA-të, sipas tyre, kanë ngrirë dhe bllokuar vizat për shqiptarët. Fabula e tyre e çartur shkon aq larg, sa deklarojnë se partnerët tanë historikë dhe strategjikë,...