Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Vendimi i Apelit për masën ndaj Belinda Ballukut, ende pa rekurs në Gjykatën e Lartë, avokatët: Gjykata e ka printuar keq, arsyetimi nuk lexohet
Dhjetë ditë mbas dorëzimit të vendimit të zbardhur të masave të apelit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, dhe drejtorëve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, të akuzuarit nuk kanë dorëzuar ende rekurs kundërshtues në Gjykatën e Lartë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha kontaktoi secilin nga avokatët e të dyshuarve të cilët thanë se do t’i drejtohen me kërkesë gjyqtares së Apelit të Posaçëm që t’u ridërgojë kopje të këtij vendimi. “Vendimi lexohet me shumë vështirësi sepse është printuar në eco mode”, pohoi për gazetaren Hoxha avokati Julian Mërtiri i cili përfaqëson interesat e Erald Elezit. Të njëjtin shqetësim pohuan në telefon edhe dy avokatët e tjerë përkatësisht Andi Skënderi dhe Ardian Kalia që shtuan se kanë kërkuar gjatë këtyre ditëve që vendimi të printohet si duhet...