Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
‘Vendi në katastrofë’/ Nesho: Rama është kryekazani më i turpshëm në historinë e Shqipërisë
Agim Nesho deklaroi se sistemi shtetëror në Shqipëri ka rënë prej kohësh, duke theksuar se vendi nuk funksionon më si demokraci për shkak se, sipas tij, shteti është i kapur dhe institucionet nuk janë të pavarura. Sipas Neshos, kapja e institucioneve i shërben drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se nuk mund të flitet për një sistem funksional, pasi, sipas tij, janë kapur majat e drejtësisë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. “Sistemi nuk funksionon. Nuk ka sistem, nuk ka demokraci”, tha Nesho. Duke komentuar rolin e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, ai theksoi se SHIK-u është një institucion i kontrolluar dhe pjesë e sistemit shtetëror, ndërsa shtoi se ka edhe konsultime e orientime nga partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk mjafton për të thënë...