Veliaj uron Kosovën: Shpresoj që procesi i drejtuesve të UÇK-së të përfundojë me drejtësi
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Në mesazhin e tij, Veliaj thekson rëndësinë e 17 Shkurtit si ditë që simbolizon sakrificën dhe qëndresën për liri. “Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! 17 Shkurti nuk është thjesht një datë – është kujtesë se LIRIA nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë, me qëndresë dhe besim. Sot, më shumë se kurrë, Kosova meriton të festojë me kokën lart: për të gjithë ata që luftuan dhe për çdo të ri që rritet me flamur e dinjitet”, shkruan Veliaj. Veliaj ka përkujtuar gjithashtu edhe drejtuesit e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke shprehur shpresën që procesi i tyre gjyqësor të përfundojë me drejtësi dhe respekt për historinë dhe lirinë...
Burimi:
javanews.al