Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka përcjellë një mesazh urimi drejtuar qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, duke uruar shëndet, lumturi dhe shpresë për familjet shqiptare, duke theksuar se ky moment festash duhet të shërbejë edhe si kohë afrimi për ata që ndihen të lënë pas. Një vëmendje e veçantë iu kushtua të pamundurëve, të sëmurëve, familjeve në vështirësi dhe emigrantëve, për të cilët kryebashkiaku shprehu dëshirën që viti i ri të sjellë më shumë ngrohtësi dhe forcë. Kreu i Bashkisë së Tiranës uron të jetohet me zemër tl madhe, të punohet me pasion dhe të mbahen ëndrrat gjallë. Mesazhi i plotë: Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, Në prag të ndërrimit të viteve dua t’ju uroj shëndet, lumturi, suksese...