Veliaj padit në Gjykatën Administrative Presidentin Begaj dhe prokurorin Ols Dado

Veliaj padit në Gjykatën Administrative Presidentin Begaj dhe prokurorin Ols Dado

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të noterit në prokuror, kur nuk lejohej nga ligji i kohës pa kryer më parë Shkollën e Magjistraturës. Veliaj ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008. Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit – pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Veliaj kërkon gjithashtu,...