Vasili : Të identifikohen dhe të hetohen personat e maskuar në protesta

Vasili : Të identifikohen dhe të hetohen personat e maskuar në protesta

Në një postim në rrjetet sociale, Petrit Vasili shkruan se “xhupzinjtë”  persona të paidentifikuar me kapuçë dhe pa shenja dalluese –po veprojnë në protestat e opozitës duke dhunuar, provokuar dhe arrestuar qytetarë. Ai u bën thirrje protestuesve t’i fotografojnë dhe filmojnë, duke theksuar se “hesapit nuk i shpëtojnë dot”, ndërsa akuzon Prokurorinë për mosveprim në rastet e denoncuara më herët. Vasili ngre një sërë pyetjesh publike për rolin e strukturave të rendit, përgjegjësinë e drejtuesve të sigurisë dhe ligjshmërinë e veprimeve të personave të maskuar gjatë tubimeve kundër qeverisë. Deklaratat e tij vijnë pas protestës disaorëshe të opozitës në Tiranë, e shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë. Sipas Vasilit, identifikimi i personave të përfshirë është i mundur falë pamjeve të regjistruara nga qytetarët, ndërsa...