Vasili: Mazhorancë rrugaçesh, po përdor Kodin Penal për të dekurajuar protestat qytetare

Vasili: Mazhorancë rrugaçesh, po përdor Kodin Penal për të dekurajuar protestat qytetare

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook, kritikoi ashpër mazhorancën e qeverisë së Edi Ramës, duke e quajtur “maxhorancë rrugaçesh”, për mos ndryshimin e Nenit 262 të Kodit Penal për tubimet. Vasili shpjegon se, pak ditë më parë, Kuvendi miratoi ndryshime të shumta në Kodin Penal, por nuk preku nenin 262, që ka të bëjë me tubimet. Ky nen u shfuqizua pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese në qershor 2021, e cila vendosi heqjen e paragrafit që kërkonte lejen paraprake të policisë për protesta, duke obliguar Kuvendin ta përshtaste ligjin brenda 6 muajve nga shpallja e vendimit. Në vitin 2022, një grup deputetësh të LSI depozitoi një projektligj që implementonte këtë vendim, por ai u rrëzua në vitin 2023 me 75 vota...