Vasili: Kushtetuesja dhe Peleshi, tango mafioze kundër rendit kushtetues!
Nga Petrit Vasili Tashmë, me sopatë në dorë, Gjykata Kushtetuese dhe Kryetari i Kuvendit, Peleshi, po shkatërrojnë me vetëdije mafioze shtyllat e rendit kushtetues. Gjykata Kushtetuese është kthyer përfundimisht në një legen privat të qeverisë, ku lahen qelbësirat e korrupsionit qeveritar. Çështjet shtetërore të një rëndësie kritike trajtohen nga kjo Gjykatë Kushtetuese si pazar privat i leverdishëm dhe aspak si përgjegjësi supreme ndaj Kushtetutës dhe vendit. Zvarritja me regji dhe vendimet thellësisht të kompromentuara, klienteliste, kundër interesit publik dhe atij shtetëror të Kushtetueses, janë tashmë “normaliteti” rilindas i kësaj Gjykate, që ka shënuar kulmin e saj me çështjen e ankimit të Ramës për çështjen Balluku. Zvarritja e kësaj çështjeje e ka groposur përfundimisht autoritetin dhe moralin e kësaj Gjykate. Ndërsa Peleshi, valltari tjetër i tangos...
Burimi:
syri.net