VanHorn paraqet prioritetet e Trump në Kushtetuese: Të çmontohen rrjetet e narkotrafikut

VanHorn paraqet prioritetet e Trump në Kushtetuese: Të çmontohen rrjetet e narkotrafikut

Nancy VanHorn dhe Fiona Papajorgji TIRANË-E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji. Van Horn ka shprehur mbështetjen për institucionet e drejtësisë, teksa i ka paraqitur kryetares së Kushtetuese prioritetet e Presidentit Donald Trump. Një prej tyre është goditja e rrjeteve të trafikut të drogës. Gjykata Kushtetuese sipas Van Horn ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sistemit ligjor dhe të drejtën. “Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji dhe diskutoi se si mbështetja afatgjatë e Shteteve të Bashkuara për institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri çon përpara prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta...