Vangjeli: Mirëmbajtja e Tunelit të Llogarasë, tjetër kosto e fshehur për shqiptarët, shembulli i korrupsionit dhe keqqeverisjes

Vangjeli: Mirëmbajtja e Tunelit të Llogarasë, tjetër kosto e fshehur për shqiptarët, shembulli i korrupsionit dhe keqqeverisjes

Zëdhënësja për Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka dalë më një deklaratë shtypi gjatë ditës së sotme për të ridenoncuar aferën e Tunelit të Llogarasë.  Deklarata e plotë zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Të nderuar qytetarë, Dhjetëra denoncime dhe kallëzimi penal i Partisë Demokratike për tunelin e personalizuar të Llogarasë vazhdojnë të mos kenë asnjë pasojë ligjore. As për Edi Ramën As për Belinda Ballukun. Por koha tregoi se opozita kishte të drejtë. Shqiptarët po vidhen. Shqipëria trajtohet si pronë personale e Edi Ramës. Tenderët janë të stisur. Fondet publike shkojnë në xhepat e pushtetit dhe klientëve të tij. Kush tha se tuneli i Llogarasë kushtoi vetëm 200 milionë euro për ndërtim dhe 2 milionë euro për supervizim. Fatura nuk mbaron këtu. Më...