“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një lidhje direkte me A2CNN, bëri një pasqyrim të situatës nga përmbytjet në vend dhe theksoi se po monitorohen lumenjtë që rrezikojnë daljen nga shtrati. “Siç e kishim parashikuar, patëm reshje intensive dhe sot kishim një agravim në zonën e Durrësit, Laçit dhe një pjesë të ultësirës perëndimore në Lezhë. Gjithashtu, pasdite pati agravim në Gjirokastër. Menaxhimi i kësaj situate ka nisur që të shtunën, duke u përqendruar në mirëmenaxhimin e kaskadës së Drinit, të treja hidrocentralet, duke komunikuar edhe me bashkitë që të kishim një nivel të qëndrueshëm shkarkimesh, për të parandaluar situata të këqija në Bunë. Sot u përqendruam edhe në zonën e Gjadrit, ku pati kuota maksimale. Aktualisht, gjendem në Bashkinë e Lezhës, ku kemi dislokuar...