Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Ushtria jonë, më e mirëpaguara në rajon”, Rama: Shqipëria do prodhojë dronë e mjete të blinduara! Do blejmë dy avionë zjarrfikës
Në mbyllje të vitit 2025, Rama zhvilloi mesditën e sotme në Kryeministri konferencën e fundvitit në praninë e gazetarëve. Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbrojtja ka hyrë në një fazë të re, duke e cilësuar këtë vit si vitin e rilindjes së forcës ushtarake dhe të hedhjes së themeleve të industrisë shqiptare të mbrojtjes. Ai theksoi rritjen e numrit të rekrutëve, investimet në paga, pajisje dhe prodhimin vendas të uniformave, mjeteve ushtarake dhe dronëve, me prodhimet e para që priten në vitin 2026. “Mbrojtja ka hyrë në një fazë të re pas kontekstit të ri gjeopolitik. Ky vit ka qenë viti i rilindjes së forcës ushtarake. Të gjitha vendet kanë nevojë të kenë bazën e tyre industriale, dhe Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë. Kemi...