“Ulu, s’më imponohet mua kush me zor”, debati me Ramën, flet për Top Channel fermeri nga Divjaka: U ofendova nga shokët që nuk folën, s’kërkova bllokimin e doganave, por…
Lili Biti, disa ditë më parë u bë fermeri më i njohur në Shqipëri pas një debati që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama. 61-vjeçari thotë se prej 35 vitesh merret me punët e bujqësisë në Divjakë dhe në një sipërfaqe toke prej 10 ha, në të dyja sezonet ai kultivon perime fushe. Për të, bujqësia është pasioni dhe ekonomia e familjes më të cilët rriti dy fëmijët. “Pa ndihmën e shtetit ne nuk mbijetojmë dot. Kam 8-10 Ha tokë që mbjell perime të ndryshme çfarë ju shikon syri në treg, panxhar lule, karrota”, shprehet Lili Biti. Lili thekson se nuk kërkoi bllokim të importit, por mbrojtjen e prodhimit bujqësor të tokës shqiptare. “Kryeministri e dëgjoi shumë mirë që unë nuk kërkova bllokimin e doganave, se...
Burimi:
top-channel.tv