“Ulja rrezikon kapacitetet e…”/ Rritet sërish çmimi i naftës, Rama përgjigjet në ‘sy m’sy’

“Ulja rrezikon kapacitetet e…”/ Rritet sërish çmimi i naftës, Rama përgjigjet në ‘sy m’sy’

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në podcastin e së dielës “Flasim”, tha se Bordi i Transparencës nuk e vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por çmimi nuk mund të ulet duke vënë në rrezik kapacitetet e furnizimit. Rama u shpreh gjithashtu se, sipas dhënave të bursës së Mesdheut, në ditët e fundit pati një ulje të çmimeve të nënprodukteve kryesore të naftës dhe, në përputhje me këtë zhvillim, Bordi i Transparencës reflektoi menjëherë edhe uljen e çmimit në vend, duke bërë atë që ka detyrë të bëjë: përcaktimin e çmimeve tavan dhe pamundësimin e abuzimit me situatën në dëm të konsumatorit. “Ajo që është e rëndësishme të kuptohet është se ky mekanizëm lidh drejtpërdrejt çmimet në Shqipëri me lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe jo me vendime...