“Ulet barra burokratike”/ Rama mbron sërish Paqen Fiskale: Ndikim direkt në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik

“Ulet barra burokratike”/ Rama mbron sërish Paqen Fiskale: Ndikim direkt në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot paqen fiskale, një kapitull të ri partneriteti dhe besimi me sipërmarrjen. Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Rama u ndal te dialogu me sipërmarrjen për paqen fiskale, i cili ka vijuar edhe gjatë javës që lamë pas. “Një kapitull i ri partneriteti dhe besimi sapo ka nisur me sipërmarrjen, natyrisht mbi themelet që tanimë janë hedhur dhe këtë javë folëm gjerë e gjatë, duke ndarë disa pikëpamje e duke pasur në qendër të diskutimit Paqen Fiskale, një zotim i fushatës sonë elektorale, që sot është ligj dhe duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm hyn në zbatim”, theksoi ai. Në thelb, Rama tha se paqja fiskale synon të ndërtojë një marrëdhënie të re, të shëndetshme mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes....