Ulen kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë rreth 20 cm

Ulen kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë rreth 20 cm

Qarku Shkodër po shënon një përmirësim të dukshëm të situatës këtë të enjte, 15 janar, pasi kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë kanë shënuar rënie rreth 20 cm. Në njësitë administrative Dajç dhe Obot niveli i ujit është në rënie, ndërsa lëvizja aktualisht kryhet vetëm me mjete me kalueshmëri të lartë dhe jo më me varka Në territorin e bashkisë Vau Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll. Nuk raportohen problematika apo situata emergjente. Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e vazhdueshëm. Sipas të dhënave të administruara nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, nivelet e ujit në pikat monitoruese vijojnë të jenë nën kuotat kritike, dhe paraqiten si më poshtë: Lumi Buna, ura e vjetër e Pazarit: 8.40...