UÇK bashkon opozitën dhe maxhorancën/ Kuvendi i Shqipërisë miraton me 92 vota deklaratën e përbashkët për pafajësinë e 4 liderëve në Hagë

UÇK bashkon opozitën dhe maxhorancën/ Kuvendi i Shqipërisë miraton me 92 vota deklaratën e përbashkët për pafajësinë e 4 liderëve në Hagë

Foto Ilustruese TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar unanimisht një deklaratë që mbështet të drejtën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kërkon pafajësinë e ish-komandantëve të saj, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Hagës dhe ku është kërkuar 180 vite burgim për të katërt. Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka theksuar se kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënimin e këtyre figurave me 45 vite burg çdo njëri është një tentativë për të shtrembëruar historinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Në një deklaratë të përbashkët, të propozuar fillimisht nga socialistët, dhe të shkruar nga dy ish ministra të Jashtëm Igli Hasani dhe Tritan Shehu, aktualisht deputet i PD-së....