U thirr si palë në procesin për Ballukun, Gjykata e Posaçme: Nuk do të shkojmë sot në Kushtetuese

U thirr si palë në procesin për Ballukun, Gjykata e Posaçme: Nuk do të shkojmë sot në Kushtetuese

belinda balluku TIRANË- Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në qëndrimin e GJKKO thuhet se një Gjykatë nuk mund të konsiderohet si palë në një gjykim kushtetues. Në qëndrimin e Gjykatës së Posaçme thuhet më tej se pjesëmarrja në seancën e sotme në Kushtetuese, do të cënonte ndarjen e pushteteve. "Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj", thuhet mes të tjerave në njoftimin...