U shpall fajtor, vetëdorëzohet në policinë e Rrogozhinës kryebashkiaku Edison Memolla

U shpall fajtor, vetëdorëzohet në policinë e Rrogozhinës kryebashkiaku Edison Memolla

Eshtë vetëdorëzuar në polici kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim dhe dënua me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Posacëm. Si dënim plotësues për të, gjykata firmosi ti heqë Memollës edhe të drejtën për të ushtruaar funksione publike për 5 vite. Edison Memolla u akuzua nga Prokuroria e Posaçme se kishte ndikuar te elektricisti Blerim Xhamani, me qëlim që ky i fundit të mos i ndërpriste energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që gruaja të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars 2022, kur ai garoi nën siglën e Partisë Socialiste.