‘U rreshtuan hapur në mbrojtje të korrupsionit’/ Dasho: PS ka humbur çdo legjitimitet për të qeverisur
Votimi në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku nuk ishte një surprizë, por prova e një realiteti të hidhur politik. Ky është konstatimi i mjekut Erjon Dasho, i cili në një analizë nga Gjermania në një intervstë për moderatorin Edvin Parruca në SYRI TV, argumenton se ky akt ka pasoja të thella si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, veçanërisht në raport me Gjermaninë. Sipas mjekut Dasho, me këtë vendim, mazhoranca socialiste dhe "Rilindja" kanë humbur çdo lloj legjitimiteti para publikut shqiptar. Ai argumenton se tashmë nuk mund të flitet më për një forcë politike që qeveris, por për një "bandë", ku anëtarët mbrojnë njëri-tjetrin nga frika se rënia e njërit mund të tërheqë pas vetes...
Burimi:
syri.net