U përjashtuan nga Kuvendi/ Shqyrtohet sot ankimi i demokratëve, kërkojnë mbledhje me prezencë të kamerave

U përjashtuan nga Kuvendi/ Shqyrtohet sot ankimi i demokratëve, kërkojnë mbledhje me prezencë të kamerave

Byroja e Kuvendit mblidhet sot për shqyrtimin e ankimit të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan nga salla më 18 dhjetor. Përmes një kërkese drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që mbledhja të jetë e hapur. “Në cilësinë e anëtarit të Byrosë së Kuvendit, në kuadër të transparencës dhe interesit të opinionit publik, si dhe ndjeshmërisë së çështjeve për diskutim, kërkoj që mbledhja e sotme e Byrosë së Kuvendit, në orën 11:00, të zhvillohet me praninë e mediave dhe gazetarëve”-thuhet në kërkesë.     Top Channel