U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

I kam qëndruar pranë Berishës në ditët e veta më të zeza. E di ai si e kam takuar 2-3 ditët e para pasi e përjashtoi Lulzim Basha. Kështu shprehet Dritan Burgija, i cili u përjashtua nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durrës, të cilin edhe e drejtonte, vetëm sepse është mbështetës i Ervin Salianjit. Në një intervistë në “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, Burgija thotë se përjashtimin e tij e mësoi nga mediat, dhe kjo është një arsye më shumë pse është zhgënjyer nga vendimi, për të cilin bën përgjegjës drejtpërdrejt Sali Bërishën. “Ishte vendim surprizë, me thënë të drejtën, dhe vendim zhgënjyes, një vendim i pabazuar dhe i pafaktuar. Minimalisht duhet të më kishin bërë me dije për veprimet...