U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!
Doris Madhi, një nga të përjashtuarit nga Partia Demokratike, ishte në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN. Ajo shpjegoi, sipas saj, se çfarë ka ndodhur. “Para dy ditësh, në degën e PD-së në Elbasan u zhvillua një mbledhje kryesie, për të cilën nuk u lajmërova. Aty u dha një propozim nga deputetja e listës së mbyllur Klodiana Çapja, në mungesë mazhorance për marrjen e vendimit, për t’u përjashtuar disa emra, ndër të cilët edhe emri im. Unë kam kundërshtuar ato që i quaj pazare apo bashkimin e votave me anëtarët e PS-së në Këshillin Bashkiak, për të realizuar afera nga të cilët kanë përfituar anëtarë të PD-së, që në vend të kishin emrin në listë, janë promovuar dhe janë...
Burimi:
javanews.al