U përjashtua nga gara për kreun e PD, Sela-Berishës: Non grata ka marrë peng partinë

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Sela-Berishës: Non grata ka marrë peng partinë

Mjekja Mereme Sela që u skualifikua nga gara për kreun e Partisë Demokratike ka reaguar për herë të parë, duke e cilësuar si të papranueshëm dhe të padrejtë përjashtimin e saj nga gara për kreun e PD. Sipas Selës, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë, personi që duhet të skualifikohej nga gara është Sali Berisha. “Njoftimin për skualifikimin e kam marrë përmes mediave, ç’ka në vetvete është e papranueshme. Ky vendim është i padrejtë dhe i pajustifikuar. Përkundrazi, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë dhe në përputhje me Statutin e partisë, personi që duhej të ishte subjekt skualifikimi është profesori Berisha”, tha mes të tjerash Sela. Sela gjithashtu hodhi akuza të forta ndaj Sali Berishës, duke e akuzuar atë se ka marrë...