“U morën vetëm me çfarë i thashë unë njërës”, Rama komenton debatet në PS: E pabesushme me çfarë merreni, njerëzit kanë halle të tjera
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë përplasjet në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së me qeverinë. Rama hodhi akuza ndaj mediave, të cilat, sipas tij, nuk raportuan për ato që u diskutuan, por u morën vetëm me përplasjen e tij me Spiropalin. Sipas kryeministrit, “njerëzit kanë halle të tjera” dhe jo të merren me lojëra fjalësh. “Ishte spektakolare dhe e pabesueshme edhe për mua, që nuk ka më se çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, për të diskutuar tema specifike. I kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave dhe çështjes së shërbimit të Kadastrës dhe reformës në të; pastaj flasim për Reformën Territoriale, ku kryetari bën analizën, më pas zhvillojmë...
Burimi:
javanews.al