U kërcënua me jetë, Kalaja: Pas sulmit mund të fshihet ‘Irena me shumë mbiemra’, Policia e Prokuroria heshtin

U kërcënua me jetë, Kalaja: Pas sulmit mund të fshihet ‘Irena me shumë mbiemra’, Policia e Prokuroria heshtin

Policia kriminale e Tiranës ka referuar në Prokurorinë e Tiranës një material kallëzimi, duke kërkuar fillimin e ndjekjes penale ndaj një personi që ka kërcënuar me jetë aktivisten dhe avokaten Ardiana Kalaja.Kjo e fundit është kërcënuar përmes rrjetit social “Facebook” nga një profil i rremë me emrin “Klaus Bianconeri”.E ftuar në edicionin informativ të lajmeve me gazetarin Arnold Kariqi, avokatja Ardiana Kalaja u shpreh se ka dyshime konkrete se pas këtyre kërcënimeve mund të fshihet gjyqtarja Irena me disa mbiemra.Ajo akuzoi drejtpërdrejt Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Tiranës për pasivitet dhe mosveprim, pasi sipas saj, prej më shumë se një muaji nuk është identifikuar autori dhe nuk është marrë asnjë masë për zbardhjen e plotë të çështjes. Së pari, më lejoni të shpreh mirënjohjen...