U betua si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha: Do punojmë me dinjitet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Ferit Hoxha i cili u betua si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar përmes një postimi në “X”. Diplomati shprehet se “do të vazhdojmë të punojmë për të përmbushur me dinjitet misionin tonë në shërbim të Republikës së Shqipërisë, duke jetësuar përparësitë e programit të qeverisë në politikën e jashtme, në zemër të të cilit qëndron pakthyeshëm procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. “Për dikë që ka shërbyer me devotshmëri për më shumë se tre dekada e gjysmë si nëpunës publik dhe si anëtar i Shërbimit të Jashtëm, nuk ka nder më të madh sesa ngjitja në përgjegjësinë e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në një moment kaq të rëndësishëm për vendin tonë. Dua...
Burimi:
top-channel.tv