U arrestuan për trazirat në protestën e PD, Prokuroria e Tiranës: Detyrim paraqitje për 4 protestuesit e arrestuar

U arrestuan për trazirat në protestën e PD, Prokuroria e Tiranës: Detyrim paraqitje për 4 protestuesit e arrestuar

Detyrim paraqitje për 4 protestuesit e arrestuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Këtë masë kërkoi dhe prokuroria e kryeqytetit, raporton gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene. Në protestën e PD që u mbajt të hënën e 22 dhjetorit u proceduan në total 11 persona, nga të cilët 4 u arrestuan dhe 7 të tjerë u ndoqën penalisht. Ata akuzoheshin për dy vepra penale: “Prishje e qetësisë publike” dhe “Goditje për shkak të detyrës”./vizionplus.tv