“U ankua kompania në ambasadën holandeze”/ Xama shpjegon zanafillën dhe dështimin e tenderit për portin në Porto Romano
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në nje emision televiziv ka shpjeguar zanafillën e tenderit për portin e ri në Porto Romano dhe dështimin e tij, pas ankesave të kompanive dhe nisjen e hetimeve nga SPAK. “Për herë të parë projekti i Porto Romanos, që është port i ri tregtar, ka nisur të diskutohet në 2019 dhe 2020, kur qeveria nisi negocitat me Mohamed Alabbar për marinën turistike në Portin e Durrësit, marrëveshje që u konkretizua nga Kuvendi në 2022. Në 2023 u themelua kompania e përbashkët mes shtetit dhe palës private dhe nisi zbatimi i projektit për pallate. Që në këtë vit, qeveria shpalli planin për të ndërtuar port të ri tregtar në zonën e Porto Romanos, që do të ishte ura lidhëse e Korridorit...
Burimi:
sot.com.al