“U angazhua në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, Balliu takim me Richard Grenell në Konferencën e Mynihut
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë të ditur se gjatë një aktiviteti në Mynih është takuar me Richard Grenell, i Dërguar Special i Presidentit të SHBA për Misione të Posaçme. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balliu theksoi se e falënderoi Grenell për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Reagimi i plotë: Kënaqësi të takoja në një aktivitet në Mynih Richard Grenell, i cili aktualisht shërben si Dërguar Special i Presidentit të SHBA për Misione të Posaçme — një rol diplomatik strategjik në administratën amerikane. Ai e njeh shumë mirë Shqipërinë dhe zhvillimet në vendin tonë, dhe pata mundësinë ta falënderoj personalisht për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë vendit tonë ndër vite, si...
Burimi:
sot.com.al