“Turp, turp”, sërish përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë, një qytetar rrëzohet në tokë
Kanë vijuar sërish përplasjet mes protestuesve të “Shqipëria Bëhet” me efektivët e policisë së Shtetit. Duket se mbështetësit e Adriatik Lapajt nuk janë lejuar nga policia të ngrejnë çadra para Kryeministrisë. “Turp, turp. Nuk po ju bëjmë gjë me çadër jemi”-dëgjohen protestuesit. Madje njëri prej protestuesve është shtrirë përtokë teksa është marrë për t’u shoqëruar nga policia. Në momentet e tensionit ka ndërhyrë edhe Adriatik Lapaj. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv