“Turp!”/ Qytetarët protestë, reagon Xhixho: Vlora pa ujë, Bashkia e Rilindjes bën koncert Gala

“Turp!”/ Qytetarët protestë, reagon Xhixho: Vlora pa ujë, Bashkia e Rilindjes bën koncert Gala

Në një postim në rrjetet sociale, Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh se qytetarët e Vlorës po përballen me një situatë të papranueshme, mungesën e ujit të pijshëm, ndërkohë që Bashkia e Rilindjes organizon një koncert Gala. Xhixho denoncoi papërgjegjshmërinë e autoriteteve lokale dhe qendrore, dhe shprehu mbështetje të plotë për protestën e banorëve që po kërkojnë llogari nga qeveria për situatën që po rëndon jetën e qytetarëve. Postimi i plotë: Vlora pa ujë. Bashkia e Rilindjes bën koncert Gala. Turp! Vlora pa ujë , asnjë përgjigje nga bashkia apo qeveria. Shpreh mbështetje të plotë për banorët e Vlorës që protestojnë për një shërbim jetik .Ndaj kësaj qeverie që vjedh çdo ditë qytetarët, sot kërkohet përballje dhe protesta kudo.