Turma lë Kryeministrinë, zhvendoset para Kuvendit, Berisha i bashkohet marshimit të protestuesve: Rama i pashpresë!

Turma lë Kryeministrinë, zhvendoset para Kuvendit, Berisha i bashkohet marshimit të protestuesve: Rama i pashpresë!

sali berisha TIRANË- Protestuesit e protestës të organizuar nga PD janë nisur drejt Kuvendit. Pas protestës në bulevardin e “Dëshmorët e Kombit”, ku mbajti fjalën dhe lideri i opozitës Sali Berisha, u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë. Ashtu si herët e shkuara, protestuesit po marshojnë drejt Parlamentit, por këtë herë, Berisha me maskë kundër gazit, vendosi t’u bashkohet protestuesve. Lideri demokrat është ndalur për mediat, duke theksuar sipas tij, se këtë herë ka ndryshuar skenarin, pasi i është bashkuar edhe ai marshimit drejt Parlamentit.  “Planin ndiqeni dhe raportojeni qytetarëve. E patë sesi Tirana ishte si Shqipëria e derdhur njëlloj si në 20 shkurt të vitit ‘91. Rama është i pashpresë, është i përfunduar. 2 janë ata që hedhin ujë dhe gaz, Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga. Dy...