Tryeza për “Zgjedhoren”/ Ambasadori i OSBE: Duhet transparencë në financimin e partive. Gonzato: Reforma e domosdoshme për rrugëtimin në BE
Sot u mbajt tryeza e konsultimeve në Komisionin e realizimit të Reformës zgjedhore. Ambasadori i Prezencës se OSBE në Shqipëri theksoi se reforma zgjedhore duhet ë bazohet në transparencë, barazi, sanksione dhe mbikëqyrje. “Rifillimi i punës së komisionit, sinjal pozitiv. Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar. Duhen pasur parasysh katër pika: Transparencë, deklarim i plotë i të ardhurave të partive politike, Barazia, Zbatimi i institucioneve mbikqyrëse, burime të mjaftueshme financiare e njerëzore për të ushtruar kontrollin, Sanksione efektive dhe proporcionale për të dekurajuar mos respektimin e ligjit. Thelbësore është se kuadri i financimit të partive politike, do të bëhej i pa plotë pa adresuar rekomandimet për fushatat zgjedhore. Raporti i OSBE për 2015 dhe ato të mëparshme, evidentoi një sërë fushash ku duhet të rishihet...
Burimi:
top-channel.tv