Tryeza opozitare, Alibeaj: Jam kundër bashkimeve artificiale, shqiptarët duan largimin e binomit Rama-Berisha

Tryeza opozitare, Alibeaj: Jam kundër bashkimeve artificiale, shqiptarët duan largimin e binomit Rama-Berisha

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, komentoi tryezën e partive opozitare. Ai tha se është totalisht kundër tryezave artificiale, aq më tepër kur ka bashkim me “gjysmën e së keqes”, siç është Sali Berisha. Sipas Alibeajt, shqiptarët sot duan me patjetër rrëzimin e binomit Rama-Berisha. “Edi Rama sot ka 9 mandate më shumë, ja dha Sali Berisha. Për çfarë për të marrë vulën? Kush është pazarxhiu këtu? Nuk jam unë për historinë e bashkëpunimeve artificiale. Nuk dua të dekurajoj asnjërën nga lëvizjet, por nuk besoj te bashkimet artificiale pa vlera morale. Madje, nuk besoj tek bashkimet që kanë si pjesë kryesore ‘gjysmën e keqe’ të sistemit, që është Sali Berisha sot. Sot shqiptarët kanë nevojë jo vetëm...