Trump publikon statistikat: Sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihma sociale në SHBA

Trump publikon statistikat: Sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihma sociale në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë publike në rrjetin social “Truth Social” të dhëna mbi emigrantët që përfitojnë ndihma sociale në SHBA, duke rikthyer në vëmendje debatin mbi emigracionin dhe politikat sociale amerikane. Në listën e publikuar përfshihen edhe familje nga Kosova dhe Shqipëria. Sipas shifrave të ndara, rreth 46 për qind e familjeve emigrante nga Kosova që jetojnë në SHBA janë përfitues të programeve të ndihmës sociale. Me këtë përqindje, Kosova pozicionohet në mesataren e vendeve që kanë numër të konsiderueshëm përfituesish, por jo në krye të listës. Ndërkohë, për Shqipërinë, të dhënat tregojnë se 41.3 për qind e familjeve emigrante shqiptare në SHBA marrin ndihmë sociale, një shifër që gjithashtu konsiderohet e lartë në krahasim me disa shtete të tjera...