“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami
Qëndrimet e deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi në lidhje me raportin e politikës shqiptare me SHBA-në, u bënë pjesë e debatit mes tij dhe gazetarit Aulon Kalaja në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. Kalaja e akuzoi Muçin se ka një qasje komuniste me sytë nga Vietnami dhe Kuba, ndërsa mbrojti proamerikanizmin e shqiptarëve. Sipas gazetari Kalaja nuk mund të quhet servilizëm, pasi shqiptarët e kanë zgjedhur me gjak këtë orientimin proamerikan. Nga ana tjetër, Muçi deklaroi se diplomacia shqiptare është në nivel qesharak dhe se Rama e Berisha veprojnë të shtyrë nga interesa personale, për të shpëtuar kokat e tyre, duke shpresuar se SHBA mund të ndikojë në sistemin e drejtësisë për t’i shpëtuar hetimeve. Sipas tij servilizmi,...
Burimi:
javanews.al