Trekëndëshi Balluku-Abazi-Ademi/ E vërteta për bllokimin e aeroportit të Vlorës

Trekëndëshi Balluku-Abazi-Ademi/ E vërteta për bllokimin e aeroportit të Vlorës

Duke hetuar aferat e korrupsionit të Belinda Ballukut me rrugët, prokurorët e SPAK mund të kenë rënë në gjurmët e të vërtetës për aeroportin e Vlorës, projekti gjigand infrastrukturor që është futur në ngërç për një mosmarrëveshje mes aksionerëve. Në dukje, ngërçet ligjore dhe pretendimet e palëve mund të ngjajnë të komplikuara, por me pak vëmëndje kuptohet qartë se cili është ndikimi i fuqishëm në prapaskenë; se kush është dora që në njërën anë ka paralizuar projektin përmes gjykatave, ndërsa në anën tjetër luan me opinionin publik duke përdorur mediat, me synimin për ta gllabëruar thuajse gjysmën e investimit. Pak ditë më parë, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në shtëpitë dhe zyrat e biznesmenëve që rezultojnë përfitues nga tenderat e rrugëve të...