Tregu në krizë për punëtorë, fatura e shpopullimit që po paguan Shqipëria

Tregu në krizë për punëtorë, fatura e shpopullimit që po paguan Shqipëria

Së paku për tre katër vitet në vijim do të bie edhe numri i të papunëve dhe numri i të punësuarve, pavarësisht se ekonomia rritet që rrjedhimisht sjell vende të reja pune. Sipas Kuadrit të ri Makroekonomik norma e papunësisë bie gradualisht nga mbi 9 % këtë vit në rreth 8.3 për qind në vitin 2029, por kjo ulje nuk reflekton rritje punësimi. Ministria e Financave arsyeton se trendët negative demografike, të vërejtura prej disa vjetësh, pritet të vijojnë të kenë efekte shtrënguese, si në ofertën për punë, ashtu edhe në numrat agregatë të punësimit përgjatë periudhës afatmesme në vijim. Shqipëria po përjeton një tkurrje të shpejtë të popullsisë në moshë pune për shkak të emigrimit masiv dhe rënies së lindshmërisë, gjë që do të...