Tregtarët e Vlorës në protestë para vizitës së Ramës: Vendimi i Bashkisë rrezikon punën tonë, po na dëmtoni ekonominë
Tregtarët e Vlorës kanë dalë sërish sot në protestë para Teatrit “Petro Marko”, duke kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga zonat aktuale të tregtimit. Protesta vjen në një moment simbolik, pasi në qytet pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, çka e ka kthyer reagimin e tregtarëve në një mesazh të drejtpërdrejtë kundër vendimmarrjes së pushtetit lokal dhe qendror. Sipas vendimit të miratuar, tregtarët e fruta-perimeve do të zhvendosen në tregun e Çoles, ndërsa tregtarët industrialë në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës. Një vendim që sipas vetë tregtarëve, është marrë pa asnjë konsultim real me ta dhe pa u ofruar garanci për kushtet minimale të punës. LEXO EDHE: Tregtarët e Vlorës: Dikush t'i tregojë kryetares. E patolerueshme që...
Burimi:
syri.net